Pretendimet e Luljeta Pulajt për vjedhjen e logos së FSK-së, flet krijuesi i saj

0
31
Çështja e logos së FSK-së është rihapur sërish në opinion.

Politikanja e pensionuar, Luljeta Pula përmes një postimi të mëhershëm në Facebook, tha se logoja aktuale e FSK-së ishte punuar nga bashkëshorti i saj i ndjerë, Ekrem Beqiri, më 2002 për FSK-në, shkruan lajmi.net.

E njëjta, sipas saj më vonë ishte kopju.

 

Në lidhje me këtë çështje, për lajmi.net ka folur krijuesi i kësaj steme Taulant Qerkini.

Ai ka thënë se logoja aktuale është punuar nga fillimi e deri në fund sipas konceptit të tyre.

Siç thotë ai, e njëjta nuk u influencua nga askush.

“Puna e logos që e kemi bërë ne, ajo është e dizajnuar prej konceptit që kemi bërë prej fillimit e deri në fund. Procesi i elaborimit të logos është bërë brenda saj.  Nuk ka ide që kemi hyrë ne të inspirohemi ose diçka e tillë”, ka thënë ai për lajmi.net.

“ Kur e bën logon në këtë rast të ushtrisë, ti normalisht që nuk do shohësh që bazën të marrësh dikund tjetër. E di prej procesi që e njëjta nuk e influencuar prej dikujt tjetër”, ka shtuar ai.

Qerkini thotë se grupi me të cilin është punuar kjo emblem, ka filluar prej skicave, dhe se e njëjta është elaboruar në bazë të zgjedhjeve, dhe jo në bazë të marrjes së ideve diku tjetër.

Kujtojmë, se ditë më herët në media ishte raportuar se emblema e FSK-së është vjedhur nga një kompani amerikane e sigurimeve.

Kjo ishte demantuar nga vetë Qerkini, i cili edhe kishte paralajmëruar padi ndaj kësaj kompanie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here