​Podujeva: E habitshme dhe shqetësuese mënyra si janë zgjedhur fituesit e granteve në Aksionin Ta Pastrojmë Kosovën

0
17

Komunës së Podujevës nuk i ka pëlqyer “kurorëzimi” i kësaj fushate madje për këtë kjo komunë u ndje shumë e zhgënjyer.

Në një reagim të dërguar për medie, ata kanë thënë që janë angazhuar maksimalisht gjatë kësaj fushate.

“Komuna e Podujevës ka qenë e angazhuar maksimalisht në realizimin e aksionit tremujor në kuadër të projektit “Ta Pastrojmë Kosovën” e të mbështetur nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo, Komuna e Podujevës shprehet e zhgënjyer me mënyrën se si u përzgjodhën komunat më të suksesshme në këtë aksion. Konsiderojmë se me rastin e vlerësimit dhe shpërndarje së granteve nuk është përfillur kriteri i vlerësimit të performancës”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.

Tutje në këtë reagim kjo komunë përmend punët që kanë bërë në kuadër të këtij aksioni, duke u shprehur e shqetësuar për vlerësimin e Ministrisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here