22 mijë euro për parkun turistik në Nashec

0
17

Ishte premtuar që Nashec i Prizrenit të bëhej fshat turistik.

Tani në këtë fshat që ka 230 shtëpi dhe mbi 1800 banorë rezidentë, Komuna e Prizrenit do ta ndërtoj parkun turistik. Për ndërtimin e këtij parku, tashmë komuna ka nënshkruar edhe kontratën për dhënien e tenderit.

Për të cilin tender komuna ka përzgjedhur kompaninë N.T.P “B-Ademaj” që ofroi çmimin me të ulët. Pra, ndërtimi i këtij parku turistik në Nashec do të kushtoj gati 22 mijë euro. (21.971,50). Që i bie 8 mijë euro më pak se sa çmimi që kishte parashikuar komuna. Komuna kishte parashikuar 30 mijë euro për ndërtimin e këtij parku, shkruan Ndërtimi.info.

Sipas dosjes së tenderit parashihet që të bëhen punët përgatitore, në të cilat përfshihet bartja e të dhënave në teren nga elab gjeodezik. Veç kësaj në punët përgatitore duhet të bëhet punimi i rrethojës së punishtes me panel llamarine në lartësi 2 metra, montimi i kontejnerëve, montimi i njësorit elektrik, montimi i furnizuesit me ujë si dhe të gjitha punët përgatitore për fillimin e punëve ndërtimore.

Ndërsa, në punët e dheut dhe zhavorrit do të bëhet pastrimi i terrenit prej gjelbërimeve të egra në vendin e paraparë për fushën e futbollit, gërmimi dhe largimi i dheut humus në thellësi 30 centimetër dhe largimi i tij deri në deponin e autorizuar, gërmimi dhe largimi i dheut deri në deponin e autorizuar për hapjen e themeleve të murit perimetrik të fushës së futobollit, kategoria II. Edhe furnizimi, shtrirja dhe ngjeshja e zhavorrit nga guri i thyer do të bëhet.

Po ashtu gjatë ndërtimit të murit parashihen punimet e hidroizolimi, punimet shtesë, punime të ndryshme si dhe punimet e betonit dhe armaturës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here