7 Shkaqet e pazakonta që fshihen pas rrathëve të errët të syve

0
36

Mungesa e gjumit apo lodhja nuk janë shkaktarët e vërtetë të rrathëve të zinj nën sy, për të mos thënë këto janë të fundit! Të gjithëve na ndodh të privohemi nga orët e plota të gjumit apo të ndihemi të stresuar, por rrathët nën sy nuk formohen brenda një nate. Më poshtë do të listojnë shtatë arsyet e vërteta që fshiehn pas këtyre qeskave që i japin pamjes suaj një çehre të lodhur.

1. Është gjenetike
Disa njerëz janë më të prirur t’u shfaqen këto rrathë të errët nën sy, sepse kjo gjendje është gjenetike dhe trashëgohet nga prindërit!

2. Ekzema mund të jetë një arsye
Ndonëse ekzema në vetvete nuk mund të çojë në formimin e rrathëve të errët, fërkimi i vazhdueshëm dhe kruajtja me siguri që munden. “Fërkimi i tepërt mund të çojë në ënjtje, inflamacion dhe acarimin e lëkurës.

3. Alergjitë
Alergjitë shpesh shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut e duke qenë se lëkura në zonën e syve është pjesa më e hollë e trupit tuaj , mund të formohen rrathë të errët nën sy duke ju zbehur shikimin.

5. Struktura e kockave të fytyrës është për t’u fajësuar.
Çuditërisht, rrathët e errët nën sy ndonjëherë nuk kanë të bëjnë aspak me lëkurën tuaj – thjesht mund të jetë mënyra e formimit të fytyrës suaj. “Kur njerëzit i kanë të vendosur gjendrat e lotit thellë në kockat e fytyrës, kjo krijon hije të zeza në lëkurë, ndonëse kjo e fundit mund të jetë e bardhë apo venat të mos jenë blu e fortë.

6. Venat nën lëkurë
Nëse kjo zonë duket se merr reflekse të blusë, ndodh për shkak të venave që janë tejet në sipërfaqe e lëkura është shumë e hollë.

7. Nuk përdoni krem mbrojtës
Kremi mbrojtës me spf të paktën 30 mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe problemet e tjera si njollat apo shenjat. Në një hark kohor prej disa vitesh, ndodh që lëkura të dëmtohet pa e kuptuar ju, nëse nuk kujdeseni në mënyrën e duhur për lëkurën tuaj shkruan Living.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here