Isa Mustafa superaktiv në Facebook: U përgjigjet postimeve të zyrtarëve të AAK’së

0
12

Kreu i LDK’së Isa Mustafa i është përgjigjur reagimeve të zyrtarëve të AAK’së, të cilët shkruan dje për Mustafën dhe LDK’në, në mbrojte të shefit të tyre, Ramush Haradinajt. Lideri i LDK’së, që zakonisht i shpeshton postimet në Facebook gjatë fundjavës shkroi se ai po flet për lisa, e zyrtarët e AAK’së për fshesa.

Mustafa thotë se zyrtarët e AAK’së po e ndiejnë të nevojshme vetëm që t’i reagojnë LDK’së, edhe atëherë kur nuk flasim për çështje të njëjta.

“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy”, shkroi Mustatafa në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa kreu i LDK’së thotë se partia e tij nuk po del ashtu siç mund ta kenë menduar zyrtarët e partisë së kryeministrit Haradinaj.

“E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta”.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së AAK’së, Anton Berisha, ka thënë sot se Isa Mustafa i ka rënë pishman pse kishte deklaruar se s’do të kandidonte më për Shef të LDK’së., ka thënë se krejt akuzat në drejtim të Ramush Haradinajt po i bën për t’u rikthyer edhe për një mandat në krye të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Isa Mustafa, pasi zbrazi arsenalin e radhës, ia kujtoi vetes: profesor, mos u merr me ta.

Pa hyre ne kete diskurs cinik te tij, qe eshte karakteristike individuale dhe nuk dua te merrem me te, ngase kritikat e tij nuk kane te bejne me kryeministrin Haradinaj. Mustafa, i pishmanuar me vendimin e moskandidimit per kryetar te LDK-se, tash eshte duke treguar, se une do te jem kandidatura e LDK-se”, ka shkruar Berisha.

Ai reagoi pasi Mustafa, sot tha se Qeveria e Ramush Haradinaj po degradon dhe po mbipopullohet me këshilltarë. Përmendi se lideri i AAK’së ka vendosur t’i punësojë 35 veta në Qeveri si Këshilltarë të Shefit të Qeverisë.

Ndërkohë, Burim Ramadani, Zëvendësministër FSK’së, ka thënë se Isa Mustafa s’ka nevojë ta këshillojë Haradinajt pasi rezultati do të ishte dështim.

“Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.

Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë:

Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte”, ka shkruar Ramadani.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here