Katër të vdekur nga shpërthimi në qendër të Parisit

0
26

Zyrtarët kanë njoftuar se katër persona, përfshirë dy zjarrfikës, kanë ndërruar jetë pasi një shpërthim shkaktoi zjarr të madh në një furrë buke në Paris.

Disa makina janë rrotulluar dhe shumë ndërtesa janë dëmtuar nga shpërthimi në rrugën “Rue de Trevise”. Raportohet se shkaktar i zjarrit është rrjedhja e gazit. Në vendin e ngjarjes janë parë shumë dëme materiale, përfshirë veturat e shkatërruara dhe xhamat e thyer të dyqaneve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, e ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka thënë se situata tashmë është vënë nën kontroll. Gazeta “Le Parisien” ka raportuar se furra nuk ka qenë e hapur për klientë në kohën e shpërthimit.

Të lënduarit nga ky zjarr janë dërguar në spital me helikopterë. Një dëshmitar i rastit ka thënë se fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e madhe. Është raportuar se nga shpërthimi i zjarrit kanë mbetur rreth 20 persona të lënduar, shkruan “BBC”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here