Menaxhmenti dhe as Bordi i RTK’së s’kanë pasur përgjigje pse kryeredaktori i nënshtrohet politikës

0
23

Kryeredaktori i RTK’së dhe një gazetar kanë marrë urdhra e kërkesa redaktoriale nga zyrtarët e Presidencës. Dëshmitë janë publikuar nga gazetari Nebih Maxhuni. Presidenca dhe RTK’ja kanë heshtur. S’kanë treguar nëse do të merren masa. AGK ka premtuar se do të merret me këtë rast. E një deputet ka thënë se ky rast tregon ndërhyrjen brutale të PDK’së e pushtetit ndaj televizionit publik.

Gazetarët e RTK’së kur shkojnë nëpër konferenca për shtyp nuk bëjnë vetëm pyetje që u jepen prej redaktorëve. Iu ndodh shpesh që pyetjet t’i marrin paraprakisht nga zyrtarët e pushtetit dhe të njëjtat t’ua bëjnë zyrtarëve të Shtetit.

Kështu i ka ndodhur edhe gazetarit Nebih Maxhuni, i cili kishte marrë pyetje prej një Këshilltari të Presidentit Thaçi.

Këshilltari i Presidentit Thaçi,  Adil Behramaj ia dërgon pyetjen gazetarit Nebih Maxhuni. Tekstin e njëjtë, gazetarit ia dërgon edhe kryeredaktori Ridvan Berisha, duke shtuar ‘’Mashkell bonja qet pyetje presidentit’’

‘’z. President, nga burime brenda koalicionit qeveritar, kemi mësuar se Qeveria se shpejti pritet ta procedoje ne Kuvendin e Kosoves projektligjin per themelimin e ushtrisë se Kosoves, te cilin ju e aptat iniciuar me herët dhe me pas pezulluar. Çfarë po ndodh me transformimin e FSK-se ne ushtri, a do te themeloher përmes ligjit dhe kur pritet te ndodh kjo? Behramaj i shkruan Maxhunit.

Të njëjtat janë publikuar nga vetë Maxhuni, disa ditë prej kur nuk është më pjesë e këtij mediumi.

I kontaktuar nga Televizioni, Maxhuni ka konfirmuar sërish vërtetësinë e bisedave të publikuara. Ai ka thënë se pas publikimit të tyre, nuk ka pranuar asnjë reagim nga Presidenca as nga RTK-ja.

Në lidhje me këto biseda, Televizioni ka kërkuar sqarim nga Zyra e Presidencës dhe vetë këshilltari Behramaj. Të njëjtit, nuk kanë kthyer asnjë përgjigje për televizionin.

T7 PËR PRESIDENCËN

Në çfarë cilësie i keni shkruar kryeredaktorit të RTK-së dhe gazetarit të RTK-së kur keni kërkuar t’i bëhen pyetje specifike Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi?

1.      E keni të obliguar nga institucioni t’iu shkruani gazetarëve pyetje të tilla apo këtë e bëni vetëm në raport shoqëror?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here