Miqtë e Kosovës që mund ta shpëtojnë vendin nga ndarja

0
28

Ulja e dy miqve të shqiptarëve në postet më të fuqishme të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Eliot Engel, mund ta shpëtojë Kosovën nga ndarja. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare kanë vlerësuar për “Zërin” se Pelosi dhe Engel nuk pajtohen me qëndrimin e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump për çështjen e kufijve me Serbinë

Rikthimi i miqve të shqiptarëve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi dhe Eliot Engel, mund ta shpëtojë Kosovën nga ndarja. Kështu kanë vlerësuar për “Zërin” njohësit e çështjeve ndërkombëtare, të cilët thonë se miqtë e shqiptarëve, të cilët janë ulur në postet më të fuqishme të Kongresit, nuk e përkrahin idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Nancy Pelosi është rikthyer javë më parë në pozitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, të cilën e mbante edhe tetë vjet më parë, ndërsa Eliot Engel, miku më i madh i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, është zgjedhur kryetar i Komitetit të fuqishëm të Marrëdhënieve me Jasht.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here