Presidenti i PE’së: Nuk do të ketë asnjë revolucion populistësh

0
20

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, u shpreh se zgjedhjet europiane të muajit Maj nuk do të sjellin asnjë surprizë. Ai u shpreh i bindur se nuk do të jetë asnjë mazhorancë të sovranistëve dhe populistëve.

Nuk ka asnjë revolucion në prag të muajit Maj me zgjedhjet në Bashkimin Europian, është vetëm një propagandë e partive sovraniste dhe populiste italiane.

Deklarata u bë nga Antonio Tajani, President i Parlamentit Europian duke shtuar se komisioni i ri i BE’së do të ketë një komisioner nga Lega apo Lëvizja “5 Yjet”, gjithnjë nëse do jetë ende në pushtet qeveria aktuale në Romë.

Tajani theksoi se nuk ka asnjë shans që sovranistët dhe populistët të jenë mazhorancë në Parlamentin Europian.

Presidenti i Parlamentit Europian shpjegoi se aleanca e populistëve me sovranistët nuk është në rend të ditës pas votimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here