Shpend Ahmeti flet për 3 kushtet e vëna nga Mogherini

0
10

Kryetari i PSD’së dhe negociatori kosovar Shpend Ahmeti, në një përgjigje për Metron, ka folur për takimin e fundit dhe 3 çështjet që në një mënyrë kushtëzohet Kosova nga Kryediplomatija Frederica Mogherini

Janë tri çështje apo kushte që i ka ngirtur Kryediplomatja e Bashkimit Europian (BE), Frederica Mogherini, për të vazhduar procesi i bisedimeve me Serbinë.

Heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës,

Në gjysmën e parë të këtij viti të përfundohet dialogu me ritëm të përshpejtuar

Marrëveshja duhet t’i përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe nuk parasheh ndarje në vija etnike

1. Për të parën Shpend Ahmeti ka thënë se taksa është vendim i Qeverisë së Kosovës e vënë për shkak të sulmeve të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Ai mendon që Kosova duhet të përgjigjet kur sulmohet dhe se kjo është ushtrim dhe konfirmim i subjektivitetit të Kosovës.

”Taksa është vendim i Qeverisë se Republikës së Kosovës. Ajo është adresa e saktë për taksën e cila është ndërmarrë pas një politike agresive të Serbisë karshi Republikës së Kosovës. Personalisht mendoj se Kosova duhet të përgjigjet atëherë kur sulmohet, ky është konfirmim dhe ushtrim i subjektivitetit shtetëror. Por, delegacioni shtetëror nuk ka mandat për vendimet qeveritare”, ka thënë Ahmeti.

Por, ai tha se e kane obligim konsultimin dhe përgatitjen e strategjisë për dialogun dhe se Serbia ka vënë kusht heqjen e taksës për vazhdimin e dialogut. Ahmeti tha se mendon që nuk janë pjekur kushtet për heqjen apo pezullimin e taksës. Ai shtoi se fokusi i tyre është funksionalizimi i delegacionit e pastaj mund të flasin me Serbinë për çdo temë veç e veç, duke përfshirë edhe tregtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here