Taxhikistani nuk lëshon pasaporta për të rinjtë që kanë mjekër

0
28

Autoritetet e Taxhikistanin po akuzohen se e kanë vënë në zbatim një fushatë të gjatë për refuzimin e pasaportave ndërkombëtare për personat që kanë mjekra të gjata. Edhe presidenti i vendit, Emomali Rahmon, është shprehur publikisht kundër mbajtjes së mjekrës.

Shumë zyrtarë të këtij vendi të varfër të Azisë Qendrore besojnë se mbajtja e mjekrës është ndikim i huaj në kulturën vendore dhe një shenjë e ekstremizmit fetar apo llojeve tjera të ekstremizmit. Gjatë një jave, zyrtarët për pasaporta kanë kërkuar nga më shumë se dhjetë burra që ta heqin mjekrën nëse dëshirojnë të pajisen me pasaporta.

“Zyrtarët e qendrës për viza më thanë në mënyrë të drejtpërdrejtë se pasaporta për persona që kanë mjekër u lëshohet vetëm atyre që e kanë kaluar moshën 60-vjeçare”, thotë 51-vjeçari Soleh Navruzov, pasi iu refuzua lëshimi i pasaportës me një fotografi ku kishte mjekër. “Unë e kam kryer haxhin, nuk do ta rruaj mjekrën për një pasaportë”, shton ai.

Presidenti i vendit, Emomali Rahmon, është mbrojtës i madh i jetës sekulare. Nga popullsia e Taxhikistanit ka dalë një numër i madh i militantëve që janë bashkuar me ISIS-in dhe grupet tjera radikale në Siri dhe Irak, shkruan “Free Europe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here