Vazhdojnë sulmet e AAK’së drejt LDK’së, Avni Arifi thotë se Isa Mustafën po e do Serbia

0
12

Avni Arifi , shef i Stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, është përfshirë në debatin dhe polemikat e fundit mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe zyrtarëve të tjerë të AAK’së

Madje, sipas Arifit, Mustafa me deklaratat e tij, e ka fituar simpatinë edhe të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Arifit, as Serbia mirëpo as Kosova nuk do të harrojnë faktin që ishte pikërisht Mustafa ai që e nënshkroi Asociacionin e komunave serbe.

“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë sdo të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Zajednicën . Skanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”,  ka shkruar Arifi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here