Visar Berisha: Zyrtarët e AAK’së janë tubuar në Qeveri për të sharë

0
12

Mjeku Visar Berisha ka thënë se zyrtarët e AAK’së të tubuar në Qeveri s’paguhen prej qytetarët të Kosovës për t’i sharë kundërshtarët. Ka thënë se në vend të sharjeve, Qeveria duhet të japë përgjigje për mjekët që kanë hyrë në grevë, për mësimdhënësit që po kërkojnë trajtim të dinnjitetshëm e minatorët kushtet më të mira në punë.

“Më shumë se ndjenja e pezmit të papërmbajtun që ua ka idhtuar gjuhën, e të cilin pezëm e ka sjellë faji për tejmbushjen e Qeverisë me këshilltarë (lexo: argatë për “bukën e gojës”) e rrëshqitja drejt një nacionalizmi dritëshkurtër, të gjithë ata “aakist” të rreshtuar sot para shefit, duhet t’i therrasin ndërgjegjes për ramjën morale të pushtetit që po mbajnë zorshëm”, ka shkruar Berisha, në një reagim në Fb.

Sot, zyrtarët e AAK’së lëshuan akuza në drejtim të LDK’së dhe Isa Mustafës kur ky i fundit tha se rritja e numrit të këshilltarëve të Kryeministrit në 35 sosh është e tepërt.

Sidoqoftë, Berisha, që ishte bërë pjesë e LDK’së në zgjedhjet e fundit, ka numëruar punët që duhet të merren zyrtarët e AAK’së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here