Rama zbulon në instagram… REALITETIN!

0
33

Pasi e nisi ditën duke treguar sa bukur ngjante rruga e hapur nga dëbora në aksin Lin- Pogradec, sot kryeministri i vendit ka vendosur që të postojë në instagram realitetin… atë të vërtetin.

Kësaj here Rama ka shkuar nga rruga tek bastet, duke postuar një foto të disa dhjetëra lekëve në prerje 2 mijëshe, që sipas tekstit të postimit janë kursyer nga një anonim brenda 12 ditësh, kohë në të cilën anonimi në fjalë nuk ka luajtur baste apo loto sportive.

Ashtu si me rrugën, kryeministri është përpjekur që të thotë me imazhe se ligji për ndalimin e basteve dhe industrisë së fatit ka funksionuar. Rezultati është dhe fotoja ku ndodhen më shumë se 600 mijë lekë të vjetra të kursyera (me aq sa mund të numërohen me sy, pasi mund të jenë dhe më shumë para).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here