Avioni ngatërron pistën dhe përplaset me një mur

0
38

15 viktima është bilanci i një aksidentit ajror në Iran ku një avion kargo ka ngatërruar pistën e uljes dhe është përplasur me murin e një ndërtese. Nga aksidenti ka mundur të shpëtojë vetëm mekaniku i avionit.

Një avion kargo i kompanisë ajrore të Kirgistanit me 16 persona në bord u përplas mëngjesin e të hënës në aeroportin e Fat’h, pranë kryeqytetit Iranian, Teheran.

Lajmi u konfirmua nga mediat vendase të cilat theksojnë se avioni i përplasur, një Boeing 707, ishte nisur nga Bishkek, kryeqytet i Kirgistanit.

Sipas informacioneve të para, avioni është përplasur gjatë uljes dhe piloti ka pasur vështirësi të ulej, ndërkohë që në zonë kishte një stuhi të fortë.

Burime të aeroportit sqaruan se avioni u përplas me murin e një ndërtese pasi piloti ngatërroi pistën.

Skuadrat e shpëtimit kanë kërkuar viktimat mes asaj që kishte mbetur nga avioni. Deri tani janë nxjerrë shtatë trupa të pajetë.

Duke marrë në konsideratë se në bord ishin 16 persona dhe vetëm mekaniku ka arritur të shpëtojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here