BE thotë se Gjykata Speciale po e bën punën e saj

0
21
Sot në Hagë, në Dhomat e Specializuara është intervistuar ish-komandanti Rrustem Mustafa – Remi.

Me rastin e këtij intervistimi të parë në Gjykatën Speciale ka folur edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç.

Gjatë një prononcimi për agjencinë e lajmeve serbe ‘Tanjug’, Kocijançiç ka thënë se kjo gjykatë është duke e bërë punën e saj.

“Nuk më takon mua të komentojë punën e Gjykatës Speciale, ajo po e bën punën e saj. Në një kontekst më të gjerë, në aspektin e marrëdhënieve mes BE-së dhe rajonit, pajtimi është një nga parimet kryesore”, ka thënë ajo.

Nga media në fjalë, Kocijançiç është pyetur se a mund të ndikojë puna e kësaj gjykatë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe në dialog, ajo ka theksuar se BE-ja ka një qëndrim të qartë kur është fjala për krimet e luftës.

“Bashkimi Evropian ka qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për krime të luftës, pavarësisht se për kënd është fjala”, ka përfunduar Kocijançiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here