Detajet nga krimi i trefishtë ku dhëndri vrau prindërit e gruas dhe veten

0
22
Konfliktet mes dhëndrit, Majlind Lala dhe çiftit Bujar dhe Xhevaire Mata kishin nisur prej javësh, pasi i bënte si përgjegjës për ndarjen me vajzën e tyre, Nevila.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në zonën e Unazës së Re tek rruga “Kristaq Mone” , dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën. Pas tyre ai ka qëlluar edhe veten. E gjithë dinamika është zhvilluar në shtëpinë e vjehrrit.

Sipas gazetares së ‘News 24’, Dorjana Bezat konfliktet mes dhëndrit (jo i celebruar) Majlind Lala dhe çiftit Bujar dhe Xhevaire Mata kishin nisur prej javësh, pasi i bënte si përgjegjës për ndarjen me vajzën e tyre, Nevila.

Me këtë të fundit, ai kishte bashkëjetuar prej më shumë se një viti në Suedi. Pak kohë më parë, të rinjtë ishin ndarë, megjithatë Nevila nuk kishte pranuar të kthehej në Shqipëri siç veproi Majlindi. Ky i fundit bënte përgjegjës prindërit e vajzës për gjithë situatën e ndodhur, ndaj sot në mëngjes kishte pritur sa të hapnin derën e jashtme, duke nisur fillimisht një konflikt verbal mes tyre dhe më pas i ka qëlluar me armë zjarri në banesë në rrugën ‘Kristaq Mone’ në zonën e Astirit.

Pas krimit, Lala është vetëvrarë duke qëlluar veten fillimisht me një mjet prerës dhe më pas duke u hedhur mbi kangjellat e banesës së vjehrrit.

Ai është gjetur me shenja jete nga fqinjët, por ka ndërruar jetë në spital.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here