Haradinajt i duhet viza për Lutjet e Mëngjesit – edhe vitin e kaluar iu kishte vonuar përgjigja

0
24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka planifikuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit atje, në muajin shkurt. Atij i duhet vizë për të shkuar në Amerikë. Raportohet se viza i është refuzuar shefit të ekzekutivit, ndërsa kabineti i tij thotë se deri më tani s’ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje. Vitin e kaluar, Haradinajt i ishte vonuar përgjigja nga Amerika rreth aplikimit të tij për vizë.

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar sot se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon të heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Por, Avni Arifi, shef i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka konfirmuar lajmin se kreut të ekzekutivit i është refuzuar viza amerikane.

“Deri më tani, nuk kemi asgjë zyrtare për këtë temë”, ka thënë Arifi, në një prononcim për Gazetën Express, në pasditen e së hënës.

Ndërkaq, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, ka treguar se për çfarë e kishte ndërmend Haradinaj të udhëtonte për në SHBA.

“E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”, ka thënë Gashi ajo për koha.net.

Ftesat për Lutjet e Mëngjesit i bën Komiteti Pritës i Kongresit amerikan. Lutjet fillojnë në orën 7 e 30 të mëngjesit, më 4 shkurt.

Por, Al Jazeera Balkans pretendon se pasi që Haradinaj nuk mori vizë amerikane, ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punën e një konference mbi Ballkanin në fillim të shkurtit.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga një nga organizatorët, ka njoftuar rrjeti televiziv.

Për vizë amerikane, Haradinaj kishte aplikuar edhe vitin e kaluar. Përgjigja i ishte vonuar.

Para se ta merrte vizën, mediat patën raportuar se ajo i ishte refuzuar nga amerikanët.

Raportet e tendosura me ambasadën amerikane në Prishtinë, që lidheshin me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, si dhe këmbëngulja në dështimin e marrëveshjes së demarkacionit, përmendeshin si arsye e “hakmarrjes” së Uashingtonit ndaj Haradinajt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here