Rrustem Mustafën në Hagë, Thaçi e cilëson si fotografi të ditës

0
12
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje ka përshëndetur ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafën dhe Sami Lushtakun para se të niseshin për në Hagë.

Ndërsa sot, presidenti ka publikuar një fotografi në Facebook, të Rrustem Mustafës nga Haga duke e quajtur ‘fotografia e ditës’, përcjell lajmi.net.

Mustafa u intervistua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë për rreth 7 orë.

Ndërsa dje, Thaçi deklaroi se Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe në drejtësi.

“Shkuarja për intervistim e gjeneralëve të UÇK-së, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, eprorëve dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, dëshmon edhe një herë fisnikërinë dhe drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së”

Kujtojmë se këtë javë në Hagë do të intervistohet edhe ish-komandanti, Sami Lushtatu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here