YouTube bllokon videot me sfida të rrezikshme

0
44

YouTube ua ka pamundësuar përdoruesve të saj shpërndarjen e videove me sfida të rrezikshme në platformën e saj për shkak të shqetësimeve se ato po e vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Faqja me bazë në Shtetet e Bashkuara, e cila është në pronësi të kompanisë “Google”, i ka ndryshuar udhëzimet dhe rregullat për postimin e videove. Kjo kompani ka përmendur sfidat si “Tide Pod”, në të cilën kërkohet ngrënia e detergjentit para kamerës, dhe “Fire challenge”, ku kërkohet që njerëzit ta lagin trupin me lëndë djegëse dhe ta ndezin atë.

“Faqja jonë për një kohë të gjatë i ka ndaluar videot që promovojnë veprime të dëmshme ose të rrezikshme. Ne vazhdimisht i shqyrtojmë rregullat tona që të sigurohemi se ato u përgjigjen trendeve aktuale”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

Youtube tash i ka zgjeruar politikat e ndalimit të përmbajtjeve të rrezikshme të cilat mund të sjellin lëndime serioze në aspektin fizik. Zyrtarët e kësaj platforme kanë thënë se janë duke i larguar videot që kanë përmbajtje kundër rregullave të reja, shkruan “CNN”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here