Afër Mitrovicës nafta kushton 88 centë

0
38

Mediat kanë zbuluar se në veri të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe një litër naftë kushton 0.88 cent.

Ekipi i Drejtësia në Kosovë, ka pyetur shitësit në pompa të derivateve për çmimin e naftës nw Zubin Potok.

“Ka euro-disel dhe kushton 88 cent. Ja ku e ke në shishe dhe mund ta shikosh. Naftën e marrim nga jugu”, thotë shitësi i pompës së derivateve.

Në jug të Mitrovicës, nafta kushton deri në 1 euro e 18 cent, e që sipas shitësit të pompës së derivateve, konsumator janë shqiptar të jugut dhe serb të veriut.

“Drejtësia në Kosovë” të premten transmetoi edhe pamjet ku tregojnë se si mallrat e kontrabanduara nga Serbia në Kosovë nuk kalojnë në asnjë pengesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here