Meta përshëndet vendimin e partive politike shqiptare në Malin e Zi

0
47

Presidenti i Shqipëri Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e partive politike shqiptarë në Malin e Zi, të cilat kanë arritur në një marrëveshje për formimin e një koalicioni parazgjedhor, pak muaj para zgjedhjeve lokale të marsit në Tuz.

Vendimi vjen fill pas vizites se Presidentit Meta ne Mal te Zi ku takoi drejtuesit e partive politike shqiptare dhe u beri thirrje te bashkoheshin per te fituar komunen e Tuzit.

STATUSI I METES:

E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here