Rritet Facebook me më shumë përdorues dhe fitime

0
19

Përdoruesit e Facebook kanë vijuar të rriten pavarësisht një serie skandalesh me të dhënat private dhe kritikave për përpjekjet e kompanisë për të luftuar përmbajtjen e dëmshme.

Gjiganti i medias sociale tha se numri i personave që kanë hyrë në platformë të paktën një herë në muaj, është rritur me 9 % vitin e shkuar, duke shkuar në 2.32 miliardë njerëz. Frika se skandalet me të cilat Facebook është përballur mund të largojnë reklamat, po ashtu ka rezultuar e pabazë me të ardhurat që janë rritur me 30 për qind vitin e shkuar.

Kjo rritje vjen pavarësisht fushatave që i kërkojnë përdoruesve të heqin dorë nga rrjeti social. Themeluesi Mark Zuckenberg tha se kompania kishte ndryshuar rrënjësisht mënyrën  e menaxhimit duke u fokusuar tek çështjet e mëdha sociale.

Performanca e mirë financiare vjen në mesin e shqetësimeve se si kompania ka menaxhuar të dhënat personale të përdoruesve dhe privatësinë e tyre pas skandalit të ndarjes së të dhënave me Cambridge Anatylica dhe frikës se rrjeti është përdorur si një vegël politike.

Aksionet e kompanisë humbën jo pak në korrik, kur u paralajmërua për një rritje të ngadalësuar, por u rritën me 9 % pasi fitimet kapërcyen parashikimet e analistëve. Fitimi total i Facebook për 2018 ishte 22.1 miliardë dollarë, 39 për qind më shumë krahasuar me 2017. Numri i përdoruesve është rritur veçanërisht shumë në Indi, Indonezi dhe Filipine, por ka qëndruar në të njëjtat nivele në Shba dhe Kanada.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here