Ylber Hysa, ambasador i Kosovës në Mal të Zi

0
56

Ylber Hysa është dekretuar ambasador i Kosovës në Mal të Zi.

Dekreti hyn në fuqi të hënën.

Karriera diplomatike e Hysës ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i shtetit tonë në Maqedoni.

Në periudhën 2004-2007 ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, pastaj pjesëtar i Grupit Negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë,si dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe media.

Është autor i librit me ese historiografike “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here