MAShT dënon rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi në Drenas

0
28

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dënuar ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga një mësimdhënësi në komunën e Drenasit.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, në MASHT thonë se ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara.

“Prandaj, MAShT shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënësje të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Në këtë ministri i kanë dhënë përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit dhe iu bëjnë thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast.

Reagimi i plotë nga MASHT:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dënon ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit.

Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje.

Prandaj, MAShT shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënësje të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës.

Gjithashtu, MAShT i jep përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit dhe iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here