Thaçi e kujton marrëveshjen e Rambujesë, ku Serbia e Kosova s’ishin marrë vesh

0
37
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar nisjen e punimeve të konferencës së Rambujesë para 20 vjetësh

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të frikësohet asnjëherë nga dialogu kur pranë ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike.

Ai ka thënë se edhe në Rambuje, edhe sa herë që kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë.

“Sot u bënë dy dekada nga nisja e punimeve të Konferencës së Rambujesë, e cila ishte iniciuar nga Grupi i Kontaktit. Pas mbi një muaj negociatash që rezultuan pa marrëveshje të përbashkët, nisi edhe intervenimi i NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë. Republika e Kosovës nuk duhet të frikësohet asnjëherë nga dialogu kur pranë ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike. Bashkë i kemi dhënë fund luftës dhe bashkë e kemi ndërtuar edhe paqen. Edhe në Rambuje, edhe sa herë që ne kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë. Prandaj, edhe paqen afatgjate në rajonin tonë duhet ta ndërtojmë së bashku. Këtë duhet ta bëjmë për hir të brezave të rinj dhe një të ardhmeje më të mirë për popullin tonë dhe tërë Ballkanin Perëndimor!”, ka shkruar Thaçi.Thaçi e kujton marrëveshjen e Rambujesë, ku Serbia e Kosova s'ishin marrë vesh

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here