Dënohet me gjobë shqiptari në Mal të Zi vetëm pse e vendosi flamurin kuq e zi në ballkon

0
17

Një shqiptar në Mal të Zi është gjobitur me gjobë, pasi vendosi flamurin kuq e zi me rastin e 28-29 nëntorit. Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi është dënuar në shumën prej 330€.

Para disa ditësh në adresë të Emin Beqaj nga fshati Milesh I Malësisë ka ardh Vendimi për dënim prej 330 eurosh, gjegjësisht 230 euro nëse paguhet në afatin e caktuar.

Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare.. I pari i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmes faqes së vet në rrjetin social facebook ka ndarë një fotografi të mandat pagesës së gjobës.

Postimi i plotë i Gjeloshajt:

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!

Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!

Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!

E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,

NGJ

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here