Cfarë I ndodhë trupit nëse filloni të hani mjaltë para gjumit

0
26

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalta mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.

Kombinimi i mjaltës me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjalta para shtrati dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj.

Më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit.

Bëni gjumë shumë më të mirë
Mjalta përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur. Ndonëse trupit i nevojitet ky amino-acid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, andaj duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalta.

Ju ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut
Pasi që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së gjakut është kyçe për shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalta përmban antioksidues të cilët janë dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Do t’i ulni trigliceridet
Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjenden në gjak. Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Fatmirësisht, mjalta është ndërlidhur me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.

Ju forcohet sistemi i imunitetit
Mjalta është e pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë më të fortë në luftimin e infeksioneve që shkaktohen nga mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.

Yndyra fillon të digjet më shpejt
Mjalta mund ta shpejtojë edhe metabolizmin duke prodhuar efekt termogjenik në trup. Kjo nënkupton se e rritë qarkullimin, i cili e rritë temperaturën e trupit për pak dhe kështu ju ndihmon të digjni yndyrë pa u përpjekur shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here