Daçiq: Se kur do të ketë marrëveshje Kosovë – Serbi, askush nuk e di

0
37

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se askush nuk mund të parashikojë se kur do të arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës, përkundër që disa politikanë perëndimorë sipas tij këtë marrëveshje po e shohin si të “kryer”

Kreu i diplomacisë serbe në një intervistë për “Blic”, ka shtuar se edhe nëse arrihet kjo marrëveshje “nuk është me rëndësi se kush e nënshkruan”.

“Disa politikanë perëndimorë marrëveshjen po e paralajmërojnë si punët ë kryer, por nuk e di se ku e bazojnë ata këtë”.

“Bisedime thelbësore ende nuk ka edhe pse viti tashmë filloi. Ne nuk nxitojmë, më mirë që në fund të kemi zgjidhje cilësore që do t‘i përballojë rrjedhës së kohës e që do ta respektojnë të gjithë, sesa ta respektojmë kalendarin e ndokujt”, ka thënë Daçiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here