Fshatrat e Vushtrrisë, 20 vjet pa ujë të pijshëm – udhëtojnë 12 km për ta siguruar

0
22

Banorët e disa fshatrave të Vushtrrisë udhëtojnë mbi 12 km për ta siguruar ujin e pijshëm

I ka mbledhur të gjithë bidonët që i ka gjetur në shtëpi.

E këta, Xhevat Syla nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë do t`i mbushë në qytet, pasi në fshat nuk ka ujë të pijshëm.

E këtë problem në këtë fshat, nuk e ka vetëm Syla.

Për ta siguruar ujin për familjen, u duhet të udhëtojnë rreth 12 kilometra, raporton T7.

Përvec Mihaliqit, problem me ujë të pijshëm kanë edhe vendet e tjera të kësaj komune.

Nga Ujësjellësi Rajonal në këtë qytet, thonë se rrjeti është i shtrirë në 25 fshatra, ku 19 prej tyre e kanë gypin primar dhe sekondar, por se ende mungojnë kyçjet individuale.

Përmes një përgjigje me shkrim, lajm të mirë për banorët ka nga Komuna e Vushtrrisë.

“Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar për vitin 2019 projektin për të kyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit. Projekti do të fillojë të zbatohet fshat për fshat derisa secila familje në çdo fshat të kyçje në rrjet. Për këtë kemi planifikuar që vetëm gjatë vitit 2019, të investojmë rreth 700,000.00 euro. Megjithatë komuna ka mbi 60 fshatra dhe projekti do të marrë kohën e vet për tu realizuar në plotni”.

Nga kjo komunë, thonë se ky projekt është prioritet i tyre, pas që e kuptojnë rëndësinë që ka uji për jetesën e qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here