Komisioni Europian për 2018: Ekonomia u rrit 4,5%, papunësia u ul

0
11

Komisioni Europian publikoi dje raportin e 3-mujorit të fundit të 2018-s për vendet potenciale kandidate në Bashkimin Europian. Raporti analizon ecurinë ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë shprehet se ekonomia u rrit me 4,5 për qind falë rritjes së investimeve private dhe zgjerimit të konsumit.

Komisioni parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbetet ndër më të lartat në rajon edhe gjatë dy viteve në vijim. Sipas raportit, prodhimi kombëtar për 2019-2020 pritet të zgjerohet mesatarisht me 3,9 për qind në vit i mbështetur nga rritja e konsumit të familjeve dhe investimet e biznesit.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri u rrit me 4,5 për qind në tremujorin e tretë pas rritjes mesatare 4,3 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2018. Konsumi privat u forcua përsëri në 3,9 për qind, ndërkohë që konsumi i qeverisë vazhdoi rënien dhe u tkurr me 2,4 për qind. Formimi i kapitalit fiks bruto u rrit me 5,4 për qind, pasi ishte ngadalësuar mesatarisht 3,3 për qind gjatë 6 muajve të parë të vitit 2018. Nga ana e kërkesës, konsumi privat mbeti komponenti më i fortë kontribuues në rritjen ekonomike në tremujorin e tretë, pasuar nga importet dhe investimet.

Edhe pse eksporti i mallrave shënoi një rritje shumë të fortë prej 16 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, kjo nuk mund të konsiderohet një rritje e fortë për shkak të importeve, të cilat kanë zvogëluar efektin e eksporteve të larta”, thuhet në raport. Sipas raportit, vendi ynë ka shënuar progres edhe në uljen e papunësisë në 12,6 për qind dhe uljes së borxhit publik në 67,1 për qind, nga 70 për qind që ishte në 2017. “Borxhi publik i Shqipërisë zbriti në 67.1 për qind vitin e kaluar, nga 70 për qind që ishte në 2017.

Në buxhetin e ri, qeveria parashikon se këtë vit borxhi do të ulet më tej, në 65,5 për qind e Prodhimit Kombëtar. Tregu i punës reflektoi vazhdimësinë e zgjerimit ekonomik. Në tremujorin e tretë, rritja e punësimit për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 1,8 për qind, në sektori privat jobujqësor punësimi u rrit me 7,5 për qind dhe rritja e punësimit të të rinjve për grupmoshën 15-29 vjeç u përshpejtua në 26 për qind.

Papunësia vazhdoi trendin në rënie, duke u ulur me 1,35 për qind, duke arritur në 12,6 për qind, shkalla më e ulët që nga viti 2012. Papunësia e të rinjve mbetet e lartë, por ka qenë vazhdimisht duke rënë që nga viti 2015, ku arriti kulmin e saj prej 34 për qind”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here