Rama mesazh opozitës nga Korça: E kanë kot, s’na ndal asgjë dot

0
35

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku prezantohen ambientet e reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht. Teksa poston videon nga ambjetet e reja kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.

“E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës”, është mesazhi që iu dërgon kryeministri Edi Rama të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij.

“ERTV Live😊: Korçë – Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…

E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës👍”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here