Si po trajtohet i akuzuari për terrorizëm nga Mitrovica?

0
16

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin i cili tregon se institucionet e Kosovës po dështojnë të deradikalizojnë të rikthyerit, të dënuarit dhe të gjykuarit për ekstremizëm e terrorizëm.

Në komunën e Mitrovicës, dy vite më parë një person është arrestuar pasi që i njëjti, përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë një video e cila bën thirrje për bashkëngjitje në luftërat e huaja.

Avokati i Berat Qamilit, Gazmend Ismajli, tregon se i mbrojturi i tij nuk është trajtuar si duhet.

“Prokuroria pretendon se i mbrojturi im faktikisht gjatë vitit 2017 ka publikuar video incizime që në përmbajtje kanë pasur intencë për propagandim për përkrahje në luftëra të huaja”, tha avokati Ismajli.

Sipas tij Prokuroria në pretendimet e saj ka mangësi.

“Gjendja e klientit tim është e rëndë, vetë fakti se është iniciuar procedurë penale ndaj tij, ai është stigmatizuar nga rrethi i tij. Shteti i Kosovës do duhej të krijonte programe që do ta përkrahte si në aspektin financiar dhe aspektin e deradikalizimit”, tha ai.

“I mbrojturi im është në gjendje të rëndë ekonomike, ai është baba i një foshnjeje”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here