Dua Lipa pas arritjes në “Grammy”: Ëndrra u bë realitet

0
12
Dua Lipa u bë shqiptarja e parë që fitoi dy çmime “Grammy”.

Dua Lipa është emocionuar pasi arriti suksesin më të madh në karrierë.

Këngëtarja shqiptare është shpërblyer me dy çmime “Grammy”, në kategorinë “Kënga më e mirë në zharin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Pas fjalimit emocionues në skenën e “Grammy”, Dua përmes një statusi në rrjete sociale ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe u shpreh se ëndrra e saj u bë realitet.

“Unë jam artiste me dy çmime “Grammy” të fituara!!! Ju përulem  dhe jam mirënjohëse për këtë moment. Ju dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim dhe gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr u bë realitet. FALEMINDERIT”!!, janë fjalët e Duas.

Për ndryshe, në  fjalimin e saj në skenën e “Grammy”, Dua Lipa tha se nuk ka rëndësi nga vjen, por duhet që secili t’i ndjek ëndrrat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here