Edhe shtatë raste të reja me fruth në Maqedoni

0
18
Shtatë të infektuar të rinj dje janë paraqitur për kontroll në Klinikën për Sëmundje Infektive në Maqedoni, informojnë nga ky institucion shëndetësor.

Prej tyre tre janë mbajtur për mjekim në Klinikë një 32 vjeçare nga Saraji, një fëmijë 1 vjet e gjysmë nga Kisella Voda dhe një fëmijë 1 vjet e gjysmë nga Çairi. Asnjëri prej tyre nuk kishte qenë të vaksinuar.

Katër të sëmurë janë kontrolluar në ambulancë dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Në Klinikë ka 26 pacientë prej të cilëve katër janë të rritur, 22 fëmijë, ndërkaq shumica e të prekurve janë në moshë prej 1 vjet e gjysmë, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, në orët e vona mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka ndërruar jetë një foshnjë 13 muajshe nga rajoni i Tetovës. Për vetëm tre ditë ky është rasti i tretë që ndërron jetë foshnje nga fruthi.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar sërish që të gjithë prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, që me përgjegjësi t’i pranojnë rekomandimet për vaksinim me vaksinën MRP, e cila e mbron nga kjo sëmundje serioze infektuese. Vaksina nga shtëpitë shëndetësore merret falas dhe të njëjtat janë me kualitet të verifikuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here