Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë në Pejë

0
6

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së prej një muaji paraburgim ndaj të pandehurit F.Q. për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Incidenti kishte ndodhur kur i pandehuri rreth një mos marrëveshje të mëhershme, në bisedë e sipër nxjerr nga xhepi thikën dhe e ka goditur të dëmtuarin në faqen e majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së prej një muaji paraburgim ndaj të pandehurit F.Q. për shkak se më datën 9 shkurt 2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar” në Pejë, tenton ta privojë nga jeta një person. Me këto veprime i pandehuri F.Q dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji nga data 11.02.2019 deri me datë 11.03.2019”, thuhet në njogtimin e Gjykatës Themelore të Pejës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here