Punëtorët e Shërbimit Korrektues protestojnë, kërkojnë koeficientë të barabartë me Policinë e Kosovës!

0
21

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e shumë qendrave Korrektuese në Kosovë.

Për këtë arsye, sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë dalë sot në protestë nga ora 08:00 deri në ora 09:00.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë duke kërkuar koeficientë të barabartë me Policinë  e Kosovës dhe që rrezikshmëria e tyre të jetë 40%, duke shtuar se puna e tyre nuk është aspak e lehtë.

Protesta sot është zhvilluar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, asaj të Lipjanit si dhe të Sigurisë së Lartë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here