Reagimi i Dua Lipës kur fitoi çmimin e parë në “Grammy”

0
17
Dua Lipa ka shpërthyer në lot pasi fitoi çmimin e parë në “Grammy Awards”.

Dua Lipa ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”, shkruan lajmi.net.

Kur fitoi çmimin e parë, këngëtarja ende ishte duke bërë përgatitjet e fundit për tu paraqitur në tapetin e kuq.

Dua dhe i gjithë ekipi i saj brohorasin dhe duartokisin pa fund pasi kuptojnë se shqiptarja rrëmbeu çmimin “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Dua Lipa e ka ndarë me ndjekësit në Instagram këtë video dhe shkroi “Jeta është e çmendur tani. Shumë krenare për këngën tonë dhe për fitoren tonë në  @recordingacademy ! Shihemi në tapetin e kuq së shpejti❤❤❤”.

Ajo nuk i mbajti lotët as kur parakaloi në tapetin e kuq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here