Yjet që dështuan me paraqitjen në “Grammy Awards 2019

0
27
Katy Perry, Tayla Parx dhe Cardi B ishin yjet e veshura më keq në “Grammy Awards 2019”.

Çmimet e edicionit të 61-të të “Grammy” janë në fuqi të plotë, por jo të gjitha ishin paraqitur me stil, shkruan TheSun.

Në natën e “Grammy” e nisën me paraqitje plot stil Lady Gaga dhe Dua Lipa, të cilat befasuan në qilimin e kuq.

Por, fatkeqësisht jo të gjithë ‘goditën’ me stil në këtë mbrëmje, me disa zgjedhje të modës që bënë.

Cardi B u shfaq me një fustan të çuditshëm, që ngjante me një lule zambak dhe me doreza të gjata, ndërsa Katy Perry kishte veshur një fustan rozë pa shije.

Të famshmet e tjera që zgjodhën veshje të guximshme ishin edhe Toni Braxton, Andra Day, Anna Kendrick, Heidi Klum, Ashanti, Tayla Prax, St Vincent.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here