Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për udhëtarët

0
56

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se të gjitha shërbimet do të ofrohen sipas programit të fluturimeve, përgjatë 24 orëve në secilën ditë të javës.
Edhe pse Shërbimi i Kontrollit Ajror ka paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore nga nesër, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve dhe të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe agjencitë.

“Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar me 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here