Arrestohet personi që kishte goditur me veturë një këmbësore

0
9
Një person pasi që kishte goditur me veturë një femër, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Në Prizren në rrugën “Tirana”, gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me veturë një femër.

Sipas Policisë, i njëjti derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij në vendkalim të këmbësorëve e ka goditur një këmbësore dhe pas goditjes me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here