ATK dhe Dogana vazhdojnë bashkëpunimin për luftimin e ekonomisë joformale

0
33
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës  Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Qëllimi këtij takimi, siç njofton kumtesa, ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale,  e cila  sipas drejtorit Murtezaj në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

“Kjo gjithashtu dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike”.

Siç thuhet në njoftim, nga ana tjetër Drejtori i Doganës se Kosovës e uroj drejtorin Murtezaj per pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë per bashkëpunim te mëtejme.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve  kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here