Avdullah Hoti: Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it

0
19

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka kritikuar rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Sipas tij kjo është “plaçkë” që po e bën koalicioni qeveritar, përderisa vuri në dyshim nevojën për ekzistencën e ministrisë në fjalë.

Ai gjithashtu kritikoi edhe emërimin e një koordinatori nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it
Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here