Deda: Haradinaj ta dëgjojë Amerikën, ta pezullojë taksën për një kohë

0
16

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur rreth porosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Qeverinë e Kosovës, për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Kosova duhet ta dëgjojë porosinë e Amerikës dhe ta pezullojë taksën.

“SHBA’ja na ndihmoi shumë, jemi këtu ku jemi falë tyre”, është shprehur Deda.

Prishja e marrëdhënieve me SHBA’në e rrezikon shumë Kosovën, ka vlerësuar deputeti.

“Haradinaj duhet ta pezullojë taksën për një kohë”, ka thënë Deda në T7.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here