Gjendet e mitura nga Kaçaniku e cila u raportua si e zhdukur

0
29

16-vjeçarja nga Kaçaniku, që familja e lajmëroi të zhdukur, është gjetur në një Qendër Tregtare në Pejë. Ajo kishte dal nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk i është lajmëruar askujt

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se vajza njëjtë ishte kërkuar edhe disa ditë më parë.

“ Për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjell në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes. Po ashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019”, deklaron Policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here