Haradinaj godet Rrahman Ramën: Komandanti i FSK’së s’ka nevojë të dalë në media

0
15

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që komandanti i FSK’së ia ka dërguar presidentit Thaçi rreth anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan nga Iowa.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte zgjedhur që përmes një letra ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, i pyetur rreth kësaj letre, tha se komandanti i FSK’së nuk ka nevojë të dalë aq shumë në media.

Sipas Ramës, gjenerali amerikan anuloi vizitën në Kosovë në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here