Ish-lojtari i Liverpoolit e refuzoi kalimin në janar te Barcelona

0
24
Barcelona e kërkoi me gulm transferimin e një mbrojtësi në janar.

Mësohet se Barcelona tentoi që në afatin e janarit ta transferojë Martin Skertelin nga Fenerbahce.

Mithat Halis, agjenti i mbrojtësit, ka zbuluar se skuadra katalonase tentoi ta transferonte atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Barcelona e dëshironte transferimin e tij dhe insistonte që ta merrte Skrtelin qysh në janar”, tha agjenti i ish-mbrojtësit të Liverpoolit.

“Lojtari nuk u pajtua që të kalonte në Camp Nou, pasi është i lumtur te Fenerbahce.

“Ai nuk dëshironte të ishte zëvendësues i Piques dhe Umtiti, andaj e refuzoi kalimin te Barcelona.”, ka shtuar më tej Halis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here