Krasniqi kritikon popullin shqiptar, thotë se i mungon arsimi

0
35

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka kritikuar popullin shqiptar, duke thënë se u mungon arsimi.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në raste të tilla, popujt pa shkrim e shkollë, “e mprehin kujtesën”.

Postimi i plotë Krasniqit:

NGA FILOZOFIA POPULLORE

Populli, e sidomos popujve që ju mungon arsimi, siç i ka munguar gjatë popullit tonë, në raste të tilla, pa shkrim e shkollë, popujt e mprehin kujtesën, të cilën e kanë si libër. Kështu ishte edhe me popullin tonë i cili ka një filozofi me përmbajtje të thellë. Një faraon i vjetër i Egjiptit, kur ishte zbuluar shkrimi kishte pas thënë: “Auuu, qenka mbytur kujtesa”.

Në ketë rast do i theksoj dy thënie sa filozofike e po aq edhe emblematike të populli tonë, siç janë:

1. “Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”!

Popullit tonë shpesh i është përsëritur kjo gjendje dhe në fund e ka përmbledhur në një fjali! Detyrimi për ta mbajtur në kujtesë e ka detyruar që ta ngjesh mirë e mirë në një fjali.

2. “Nuk me erdhi keq prej ujqve që mi shqyen delet, por pse qetë tanë u bashkuan me ta”!

Kur nuk ka kush me ta ruajtur torishtën, demi është hazër! Pësimi bie mbi delet e urta!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here