Lluka: Pesë kompani publike kanë vepruar me humbje

0
12

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, gjatë raportimit para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka folur për raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017 dhe për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Lluka ka deklaruara se ministrisë po iu merr kohë marrja e informatave të kompletuara.

“Po na marrin kohë marrja e informatave të kompletuara. Në Ligjin e ri për ndërmarrje publike në vend të raportit 1 vjeçar parashihet të bëhet çdo 6 muaj. Edhe raporti i vitit 2018 mund të ndodhë diku tek muaji qershor, sepse auditimi po merr kohë”, tha Lluka.

Më tej Lluka gjatë raportimit ka thënë janë 5 kompani që kanë vepruar me humbje.

“Nëse duam të veprojmë me të dhëna të brendshme dhe të sakta nëpër ndërmarrjet publike duhet të pritet raporti i auditimit. Janë 5 kompani qe kanë vepruar me humbje”.

Llluka gjithashtu tha se kanë rënë investimet kapitale, ndërkaq adresoi edhe punën e Telekomit për çka deklaroi se mbetet sfida kryesore.

“Janë rritur subvencionet por kanë rënë investimet kapitale në tërësi për ndërmarrjet publike. Telekomi vazhdon të jetë sfida kryesore. Jemi duke u përgatitur për privatizimin e Telekomit”.

“Ne jemi duke bërë riparime të brendshme deri në fund të këtij viti, e më pas të hapim mundesinë për privatizim. Edhe Posta e Kosovës është në gjendje jo të mirë. 6 ndërmarrje subvencionohen në vazhdimësi pasi nuk mund të qëndrojnë vetvetiu”.

“Kredia prej 25 milionë euro i jepet Telekomit, e cila mund të sigurohet nga Qeveria e Kosovës. Kjo kredi do të merret për përgatitje të Telekomit para privatizimit. Procesi i privatizimit do të shkojë përmes Parlamentit të Kosovës”.

Lluka u pyet edhe për punësimet qe po ndodhin ditëve të fundit në Telekom. Ai tha se do të shqyrtohen të gjitha nëse është për ndonjë shkelje dhe nëse ka diçka do merren masa.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here