Pacolli i shkruan letër Guterresit: Ka ardhur momenti i marrëveshjes finale me Serbinë

0
14
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka shkuar letër sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Në këtë letër, Pacolli ka theksuar se tashmë me dialogun politik me Serbinë, me qëllim të përmbylljes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative, kanë ardhur në momentin e njohjes reciproke si dy vende të pavarura.

Tutje, ai ka shtuar se me përparimet që ka bërë Kosova përgjatë viteve, ka filluar perspektiva e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres

Sapo i jam drejtuar me një shkresë, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ku i kam shprehur, që jemi të inkurajuar me zhvillimin në lidhje me diskutimet më të rralla pranë Këshillit të Sigurimit për Republikën e Kosovës. Me përparimet që ka bërë Kosova përgjatë viteve, po fillon perspektiva e anëtarësimit në një të ardhme të shpejtë, të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Sekretarin e Përgjithshëm, Guterres, e informova që anëtarësimi në OKB, është veçanarisht i mundshëm tani, për faktin se Serbia, ndonëse me vështirësi, së voni ka filluar të shfaqë sinjale të hershme, që është e interesuar të ecë përpara dhe të pajtohet me të vërtetën e afirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me Opinionin e 22 Korrikut, 2010, me të cilin konfirmohet se shtetësia e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën publike ndërkombëtare.

Po ashtu, Sekretarit Guterresi i kërkova vëmendje të shtuar ndaj Opinionit të GjND-së, si institucioni më i lartë i drejtësisë i OKB-së, Opinion i cili ka kuptimin e Njohjes Kolektive, dhe i cili është baza mbi të cilën Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, ka ftuar në dialog të ndërmjetësuar nga BE. Pra nënkuptohet, se Rezoluta e Asemblesë së OKB-së, 64/298, e 9 Shtatorit, 2010, afirmoi fuqishëm shtetësinë tonë.

Në letër theksova se Opinioni i GjND-së, i ka mundësuar Serbisë të shoh këtë të vërtetë, veçanarisht në lidhje me atë se qëndrimi i saj diplomatik ndaj shtetësisë sonë, kërkohet që patjetër të ndryshojë.

Në qasjen time e informoj Sekretarin e Përgjithshëm, se tashmë me dialogun politik, me qëllim të përmbylljes së Marrëveshjës Gjithpërfshirëse, Ligjërisht, Ndërkombëtarisht Obligative, kemi ardhur në momentin e njohjes reciproke si dy vende të pavaruara.

Sekretarin Guterres e informova që Republika e Kosovës synon anëtarësimin në OKB, dhe për këtë qëllim ne jemi të gatshëm të investojmë në potencialin tonë për të përkrahur nisma dhe misione të OKB-së, në funksion të paqës dhe stabilitetit për të gjithë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here